Rritet numri i pacientëve në terapi intensive

Mbeten të ulëta infektimet me koronavirus në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 1,995 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 51 qytetarë.

Harta e përhapjes së virusit është reduktuar në vetëm 17 bashki, ku Tirana kryeson listën me 14 raste e ndjekur nga Shkodra me 5 raste dhe Devolli, Vlora dhe Saranda me nga 4 raste.

1 qytetar nga Tirana, 1 nga Shkodra dhe 1 nga Fieri, të moshave 62 deri në 77 vjeç nuk e fituan dot betejën me Covid-19, duke e çuar në 2402 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë në vendin tonë marsin e vitit të shkuar.

Në spitale numri qytetarëve që kërkon trajtim të specializuar mjekësor ka rënë, por është rritur ai pacientëve në gjendje të rëndë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 janë të intubuar.  

Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, ndërsa numri I rasteve aktive me covid -19 ka zbritur në afro 16 mijë.

Tv Klan