serbiaMoti në Serbi e Bosnje tashmë është qetësuar, por duke lënë pas shkatërrime kolosale, që i morën jetën 51 personave. Autoritetet serbe tashmë kanë nisur të bëjnë bilancin e shkatërrimeve. Krahas 29 viktimave dhe mbi 30 mijë të shpërngulurve, numri i personave të zhdukur është mjaft i lartë, rreth 660. Megjithatë përsa i përket shifrave reale, konfuzioni është mjaft i lartë. Policia serbe thotë numri i të zhdukurve, gjatë ditëve të shkuara ishte edhe me I madh pasi 215 persona nga lista e të zhdukurve janë gjetur.

Kryeministri Aleksandër Vuçiç tha se së shpejti qeveria do të dalë me një plan për rindërtimin e zonave të shkatërruara nga katastrofa më e rëndë natyrore prej më shumë se një shekulli. Zonat e rehabilitimit janë ndarë në 4. Ende nuk ka një vlerë të saktë të dëmeve, por për t’u riparuar janë sisteme furnizimi me energji, rrugë, e ndërtesa. 30% e sistemit hekurudhor është jashtë funksionit. Vetëm industria energjitike, sipas kryeministrit ka pësuar një dëm prej 200 milion euro.

Edhe i rëndë është bilanci i Bosnjes, ku nga rrëshqitjet e tokës janë rrafshuar fshatra të tërë, të cilët tashmë nuk njihen. Rreziku i minave të luftës së viteve ’90 dhe epidemive është ende i lartë. 1.3 miliard euro është dëmi i përllogaritur deri më tani nga autoritetet vendase.

Të dyja vendet kanë nisur negociatat me Bashkimin Europian për ndihma financiare. Ndihma shtesë priten edhe nga Rusia.

Tv Klan