Bien shtrimet, por rriten rastet në terapi intensive

5 pacientë të infektuar me Covid e kanë humbur betejën për jetën këtë të enjte duke u bërë kështu viktimat e radhës së kësaj pandemie. Pacientët e grupmoshës 48-79 vjeç janë nga Lushnja, Fieri, Vlora, Tirana e Durrësi.

Numri i të shtruarve në spital ka rënë krahasuar me 24 orë më parë, por rastet e rënda janë rritur. Në dy spitalet Covid në kryeqytet po marrin shërbim 157 pacientë nga 159 që ishin të mërkurën, ndërsa rastet në terapi intensive kanë shkuar në 23 nga 20 që ishin.

Më pak të infektuar të rinj janë zbuluar me anë të analizave laboratorike. Mes 2761 të dyshuarish kanë rezultuar pozitiv 516 qytetarë. Kryeqyteti vijon të mbajë peshën kryesore me 198 raste të reja e pasuar nga Fieri me 27 të infektuar, Elbasani 25, Shkodra 23, Durrësi 21.

Të infektuar të rinj janë zbuluar në të gjithë vendin, duke e çuar totalin e tyre në 7,718 raste pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 597 persona, shifër kjo më e lartë se ajo e të infektuarve të rinj.

Tv Klan