Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e kësaj të mërkure miratimin e 5,191 paga lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020, të sektorit të Transportit Rrugor.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor. Qeveria shqiptare miraton: +5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020! “

Kryeministri thotë se efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, sqaron Kryeministri./tvklan.al