Kopshti më i madh zoologjik në Paris u mbyll sot pasi 52 babuinë potencialisht agresivë, dolën nga kafazët e tyre. Nuk dihet se si arritën të largoheshin nga vendi ku mbaheshin të mbyllur dhe të lëviznin lirisht nëpër parkun e kopshtit zoologjik.

Deri tani 4 kanë mbetur të lirë, pasi 48 të tjerë janë kapur dhe vendosur brenda kafazëve të tyre. Persona profesionistë të trajnuar për sigurinë e kopshtit zoologjik u lejuan që të qëndronin dhe të vendosnin situatën nën kontroll. Ata ishin të pajisur me armë për të qëlluar babuinët duke i trullosur, në rast se sulmoheshin prej tyre.

Vizitorët ishin paralajmëruar se duhet të evakuoheshin me patjetër për shkak se rrezikoheshin nga kafshët e larguara. Babauinët nuk cilësohen si kafshë të rrezikshme, por mund të sulmojnë njerëzit dhe t’u shkaktojnë dëmtime serioze nëse mendojnë se po kërcënohen.

“Ata janë më të fortë se ne”,

tha një oficer policie. Edhe disa rrugë pranë kopshtit zoologjik u mbyllën deri në normalizimin e situatës.

/tvklan.al