Problemet kardiovaskulare vazhdojnë të renditen në krye të listës së sëmundshmërive duke u klasifikuar edhe si shkaktare e 53% të vdekjeve në popullatë.

Raporti i fundit, i hartuar nga ekspertët e Shëndetit Publik, ka nxjerrë në pah se janë 388 mijë persona të prekur nga problemet kardiovaskulare. Mjekët thonë se tendenca është në rritje, duke fajësuar stilin e jetesës.

3800 persona kanë pësuar infarkt përgjate 2017. Mjekët thonë se sëmundja po prek edhe të rinjtë, ndërsa Korça, Durrësi dhe Tirana janë qytetet me numrin më të lartë të të prekurve nga sëmundjet e zemrës.

Të dhënat janë përpunuar në bazë të rezultateve të nxjerra nga realizimi i kontrollit bazë për personat mbi 35 vjeç.

Tv Klan