Kazuyoshi Miura është bërë pjesë e librave të rekordeve si lojtari më i vjetër në histori, pasi ka luajtur në një ndeshje të kategorisë së parë të J. League.

Miura u aktivizua këtë të mërkurë për Yokohama FC kundër Kawasaki Frontale. Mediat vendase shkruajnë se lojtari është 53 vjeç, 6 muaj dhe 28 ditë dhe është bërë futbollisti më i vjetër që është futur në fushën e blertë.

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Japonisë njihet nga tifozët si mbreti Kazu. Miura theu rekordin e vendosur më herë nga Masashi Nakayama, i cili u fut në fushë kur ishte 45 vjeç, 2 muajsh dhe 1 ditë të vendosur.

Miura tashmë ka vendosur një rekord absolut dhe është vështirë që të thyhet në të ardhmen./tvklan.al