Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në trotuar këtë të hënë. Ngjarja ka ndodhur në Kombinat në Tiranë.

Policia ka sqaruar në njoftimin për shtyp se ky person është gjetur pa shenja jete dhe shenja dhune. Dyshimet paraprake janë që të ketë ndërruar jetë si pasojë e një vdekje natyrale.

Megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al