Një 53-vjeçar kërcënoi të hidhej nga një shtyllë e tensionit të lartë në zonën e Kasharit në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia e Tiranës thotë se ai quhet Mustafa Plaku, banues në Arapaj të Durrësit.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari ka probleme me pronat dhe për këtë arsye mendoi si zgjidhje vetëvrasjen. Pas negociatave me policinë dhe bashkëshorten e tij e cila ndodhej në vendngjarje, Mustafa Plaku zbriti nga shtylla pa asnjë problem. 

/tvklan.al