Manastirliu: Pajisje e re për sigurimin e plazmës

54 persona që e kanë kaluar koronavirusin janë bërë dhurues të plazmës për të trajtuar të sëmurët aktual.

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut njoftoi se tashmë kanë vënë në dispozicion një pajisje të re për aplikimin e metodës së fundit për sigurimin e drejtpërdrejtë të plazmës.

Ministria bën apel për më shumë dhurime. Aktualisht në dy spitalet COVID janë rreth 20 pacientë që kanë marrë trajtimin me plazmën konvaleshente, sipas protokolleve të përcaktuara nga shërbimet përkatëse.

Tv Klan