Për momentin shënohen 613 raste aktive në RMV

Dy ditët e para të Gushtit janë shënuar numër të lartë të të infektuarve me Covid-19. MSH bën të ditur se këtë të hënë janë regjistruar 54 raste të reja. MSH-ja, konform të dhënave nga ISHP-ja, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 3.087 testime kurse janë regjistruar 54 raste të reja me COVID-19. Në Tetovë 32, Shkup 13, Dibër 4, në Gostivar dhe Vallandovë nga dy raste dhe Kërçovë një rast.

Ka ndërruar jetë një 77-vjevar nga Tetovë, ndërkaq janë shënuar edhe 28 pacient të Shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vendin tonë është 156.506, numri i të shëruarve është 150.399, kurse i viktimave 5.494

Për momentin shënohen 613 raste aktive. Në 13 qytete të vendit nuk shënohet asnjë rast aktiv me Covid-19, kurse Shkupi me 184 dhe Tetova me 177 u prijnë listës së qyteteve me më shumë raste aktive në nivel vendi.

Në nivel vendi janë bërë gjithsej 985.556 testime për Covid-19.

Të dhënat e ministrisë flasin se nëse para një muaji kishim ditë me vetëm katër raste të infektuarish, ditët e para e këtij muaji filluan me numër të lartë të rasteve të reja. Prin qyteti i Shkupit sa u përket rasteve të reja, pasuar nga Tetova e Kumanova.

Tv Klan