Rënie të lehtë numri i të shtruarve në spital

Edhe pse ka një rënie të numrit të të infektuarve, numri i viktimave në Shqipëri për  shkak të Covid-19  vijon të mbetet i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 15 pacientë në spitalet Covid. Viktimat janë 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi dhe nga 1 qytetar nga Shkodra, Kruja, Elbasani dhe 1 Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç. Sipas bluzave të bardha, 34-vjeçari i cili ishte në intubim në spitalin Covid2 nuk kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese .

Krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 653 raste me Covid, të hënën nga 3001 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 543 qytetarë. Shumica në tiranë me 188 raste, e ndjekur nga Shkodra me  38, Durrësi me 37, Fieri me 31 dhe  Elbasani me 30 raste.

Aktualisht në 4 spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit 578 qytetarë kanë fituar betejën me covid, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan