Komisioni i Përzgjedhjes ka përfunduar procesin e vlerësimit të “Testimit me shkrim të esesë” për të gjithë kandidatët (104 kandidatë) për pozicionin e punës “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në përfundim të këtij procesi, kanë rezultuar të kualifikuar 55 kandidatë të cilët do të vazhdojnë fazat e tjera të konkurrimit dhe nuk janë kualifikuar 49 kandidatë për të cilët procesi i konkurrimit ndërpritet në këtë fazë.

Kandidatët të cilët janë kualifikuar (55 kandidatë) do të vijojnë me fazën tjetër të konkurrimit që është faza e  “Intervistës” e cila do të zhvillohet nga data 13 Nëntor 2020 deri më datë 21 Nëntor 2020./tvklan.al

Lista e vleresimit te KANDIDATEVE