Në katër ditët e para të muajit Shtator janë kryer mbi 55 mijë vaksinime. Duke e çuar në total mbi 1,5 milion vaksinime. Aktualisht në vendin tonë janë bërë pjesë e procesit të vaksinimit anti-Covid vetëm 860 mijë persona, prej të cilëve 668 mijë qytetarë i kanë marrë të dy dozat ndërkohë që 191 mijë persona kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës.

Pavarësisht se tre kategori, stafet shëndetësore, arsimtarët dhe studentët janë përcaktuar si kategoritë e para që duhet të bëjnë me detyrim vaksinën, fluksi ditor i vaksinimit nuk është shtuar shumë. Mesatarisht gjatë këtyre ditëve të para të Shtatorit janë kryer 13 mijë vaksinimi ne 24ore  por pjesa kryesore e tyre e kanë dozë të dytë.

Edhe në bazë të të dhënave të ‘Our world in data’, rezulton se jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani Perëndimor ka një mosinteresim të qytetarëve për të kryer vaksinën anti-Covid. Madje as shifrat e larta të të infektuarve dhe viktimave nuk po rrisin interesin e tyre për t’u vaksinuar. Aktualisht Shqipëria rezulton se është në prag të vaksinimit të 30% të popullsisë, ndërkohë që para nesh renditet Serbia, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut.

Shtatori në vendin tonë është muaji i dytë i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç, ndaj çdo person mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën e tyre shëndetësore ose në poliklinika për të kryer vaksinën antiCovid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë gati 2 milionë vaksina. 1 milionë prej tyre Sinovak, mbi 500 mijë janë Pfizer, pjesa tjetër janë Astrazeneca, ndërsa Sputnik V, janë 60 mijë doza.

Klan News