Paralajmërohen gjoba të larta për këmbësorët

Serbia ka shënuar edhe shtatë raste të reja me korona virus duke çuar numrin e të infektuarve në 55 persona. Ministria e shëndetësisë ka bërë thirrje të vazhdueshme të respektohen masat dhe personat mbi 65 vjeç të mos dalin. Por, një gjë e tillë duket më e vështirë pasi ende nuk ka kontroll nëpër rrugë pavarësisht gjobave të larta të paralajmëruara.

Kjo ka shtyrë kryeministren serbe, Ana Brnabic, që të kërcënojë me masa të reja dhe me polici nëpër rrugë pasi ka thënë se është e brengosur që nuk po respektohet.

Është e tmerrshme që qytetarët nuk e respektojnë këtë gjendje. Për të moshuarit të do vejmë gjoba të larta dhe ju lutem mos na detyroni të vejmë orën policore”.

 Për të ndihmuar ata që janë në moshë ministria e sportit ka angazhua organizatat rinore në mënyrë që të ndihmohen të moshuarit dhe të shëtiten kafshët shtëpiake.

 “Ne kemi një rrjet dhe kapacitet të organizatave dhe të rinjve që duan të ndihmojnë”.

 Që në mëngjes ka patur më pak njerëz se zakonisht. Por, gjithsesi nëpër rrugë njerëzit kanë funksionuar normalisht. Radhë janë krijuar para farmacive duke kërkuar ilaçe dhe material për dezinfektim. Ato janë në mungesë dhe mund të gjenden vetëm në disa vende dhe farmaci shtetërore. 

Nuk kemi maska dhe ende nuk kemi informacion. Ne si farmaci kemi laboratorët tona dhe përgatisim tretësira për dezinfektim. Por, aq shpejt sa e prodhojmë, menjëherë e shesim.

Shkollat janë mbyllur dhe mësimi do të bëhet përmes kanaleve të televizionit publik. Hapësirat publike dhe baret mund të punojnë deri në orën 8 të darkës, por me numër të kufizuar njerëzish për metër katrorë.

Tv Klan