Një konflikt mes dy vëllezërve çoi në plagosjen e njërit prej tyre pasditen e kësaj të hëne në Vlorë. Ngjarja sipas policisë ndodhi rreth orës 18:46, në fshatin Kërkovë, pas një konflikti për motive të dobëta.

I plagosuri është një 60-vjeçar me iniciale H.T. Ai u godit me shat nga vëllai i tij 55-vjeçar me iniciale A. T. I plagosuri u dërgua në Spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

E mbërritur në vendin e ngjarjes, policia shoqëroi autorin e dyshuar të plagosjes, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al