Evanthi Papa është nënë e një vajze 25-vjeçare. Ajo ditën e sotme ka treguar në studion e emisionit “Historia ime “ në Tv Klan, se pas 3 muajve martesë, ajo u divorcua nga bashkëshorti sepse ai nuk pranonte të bënte celebrimin.

Evanthi në atë kohë ishte shtatzënë, dhe në një situatë kur ishte e braktisur nga bashkëshorti, vendosi të kthehej sërish tek familja e saj.

Aty vjen në jetë edhe vajza e saj, për të cilin ish-bashkëshorti nuk shfaq as interesin më të vogël. Në studio, Evanthi ka treguar se edhe sot vajza e saj nuk takohet me babain sepse ai asnjëherë nuk e ka kërkuar dhe nuk ka shfaqur dashuri për të.

Mirela Milori: Sa muajshe ishe shtatzënë?

Evanthi: 3 muajshe!

Mirela Milori: Dhe u ktheve tek prindërit?

Evanthi: Pastaj erdhën prindërit më morën. Hajde thanë ata kur s’janë të hajrit, s’kemi ç’bëjmë.

Mirela Milori: Sa kohë qëndrove e martuar?

Evanthi: 3 muaj!

Mirela Milori: Po gjatë këtyre 3 muajve si ishte marrëdhënia juaj? Pse të vinte një krisje kaq e madhe dhe të merrej një vendim kaq i madh?

Evanthi: Erdhi nga celebrimi.

Mirela Milori: Vetëm për çështjen e celebrimit?

Evanthi: Po!

Mirela Milori: Ti e lind vajzën tek prindërit e tu?

Evanthi: Po!

Mirela Milori: I the të atit që po shkoj, do lindi vajza?

Evanthi: I bëri babi telegram, ndjesë pastë: U shtuat me vajzë t’ju rrojë! Hiç.

Mirela Milori: E dha atësinë për vajzën bashkëshorti në momentin që vajza erdhi në jetë?

Evanthi: Nuk erdhi ta regjistronte. Vete unë, dal nga materniteti dhe e hedh mbi veten time.

Mirela Milori: Ai ka ardhur ndonjëherë ta takojë vajzën?

Evanthi: Jo, jo as bëhet i gjallë fare për çupë. Edhe atë 1 mijë lekshin e vjetër që ia takoi gjykatësi, nuk ishte e drejtë se nuk dilte, ç’të them ishte nën minimalen.

Mirela Milori: Bëre një gjyq që të merrje një shpërblim?

Evanthi: E bëra me motivacion pajtimi, se ndoshta kuptonte gabimin, se dhe si nënë, mos qofshin nënat në të tilla fate të rritin fëmijë me baba gjallë.

Mirela Milori: Nuk u pajtuat?

Evanthi: Nuk erdhi fare.

Mirela Milori: Nuk erdhi në seancë fare?

Evanthi: U mbyll gjyqi në mungesë ./tvklan.al