5500 biznese pa nevojë për leje mjedisore

5500 biznese pa nevojë për leje mjedisore

16:32 27/09/2019

Klosi: Ishte barrë për subjektet

5500 biznese që operojnë në fusha të ndryshme nuk do të kenë më nevojë për leje mjedisore. Sipas Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kjo leje ishte një barrë për këto biznese.

“Sa i përket lejeve mjedisore të tipit C besoj e keni të qartë opinionin e Ministrisë së Mjedisit që tashmë kemi paraqitur ndryshimin e vendimmarrjes së menaxhimit të mbetjeve për heqjen përfundimtare të lejeve C. Kjo leje ka qenë një barrë për disa biznese që shtrihen në vendin tonë. 5500 subjekte kanë qenë të detyruara të gjobiten me lejen C që për logjikën e Ministrisë së Mjedisit është një kundërshti me realitetin”.

I pyetur për kërkesën e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për kalimin e lejeve mjedisore në varësi të pushtetit lokal, Klosi thotë: “Besoj më njihni prej kaq shumë vitesh dhe asnjëherë nuk reagoj për deklarata e kolegëve dhe për ato çfarë ndodhin brenda problematikave tona. Ushtari i mirë Zhvejk ndodhet kudo në Shqipëri”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha se këtë vit rritja e ofertave turistike solli edhe një numër më të lartë turistësh. Sipas Klosit në vitin 2019 vendin tonë pritet ta vizitojnë 6.7 milionë turistë. Zhvillimi i industrisë së turizmit, tha Klosi, do të sjellë edhe rritje të punësimit.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi