Ulet numri i të shtruarve në spital

Arrin në 1134 numri i viktimave për shkak të COVID në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit 9 pacientë të moshave 52 deri 81 vjeç kanë humbur jetën për shkak të virusit Sars Cov 2.

Sipas ministrisë së shëndetësisë viktimat janë dy pacientë nga Tirana, 2 nga berati, 1 nga Mallakastra, Lushnja, Skrapari, Vlora dhe Peqini.

Kurba e të infektuarve prej më shumë se një jave paraqitet në shifra më të ulëta se ato në muajin nëntor.

Nga 2184 testime të kryerja kanë rezultuar pozitiv 553 persona. Afro gjysma e tyre në tiranë me 230 raste, e ndjekur nga fieri me 46 raste, Shkodra 33, Vlora 32 dhe Durrësi 23 raste.

Numri i të shtruarve në spital ka pësuar ulje. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive dhe 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit 514 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirus, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.

Tv Klan