3 shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë së Malit të Zi, pasi u kapën me plot 56 kilogramë marijuanë.

Të arrestuarit janë Astrit Zekaj, 32 – vjeç, Erjon Zekaj 23 – vjeç, të dy nga Shkodra, si dhe 23 – vjeçari Emiliano Hisa, nga Kopliku.

Sipas të përditshmes “Kurir”, operacioni u zhvilluar në bashkëpunim me policinë kufitare shqiptare, e cila i përcolli informacione të vyera kolegëve të saj malazez për veprimtarinë e trafikantëve, të cilët dyshohet se nuk ishte hera e parë që trafikonin drogë drejt vendit fqinj.

Trafikantët mësohet se tentuan t’i largoheshin policisë, kur kjo e fundit kërkoi që të ndalonin. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre, në sediljen e pasme u gjetën 4 qese me marijuanë, me peshë rreth 56 kilogramë./tvklan.al