Xhelaj: 26 dege nuk kanë asnjë student të regjistruar. Shqetësusese degët e mësuesisë në universitetet e rretheve

Në universitetet publike të vendit janë 56 programe studimi të cilat rrezikojnë të mbyllen pasi kanë të regjistruar më pak se 4 studentë. Sipas kreut të rrjetiti akademik shqiptar, Arjan Xhelaj problematikat me të mëdha i kanë universitetet e rretheve.

Këtij fenomenti nuk i ka shpëtuar as universiteti i Tiranës, sidomos fakulteti i gjuhëve të huaja, ku veç gjuhës angleze dhe asaj gjermane, të tjerat preferohen shumë pak nga maturantët. Regjistrime të ulta ka dhe Fizika me vetëm 14 studentë.

Në rrethe vihet re një rënie e interesit për degët e mësuesisë në ciklin fillor dhe atë parashkollor, dhe sidomos për programet histori, gjeografi dhe filozofi.  Sipas Xhelajt këto programe studimi duhet të rishikohen.

Universitetet e rretheve kanë me dhjetra degë të cilat vuajnë prej vitesh mungesën e regjistrimeve. Fati i ktyre degëve pritet të merret në fund të muajit Tetor, me mbylljen e raundit të tretë të regjistrimeve.

Klan News