56 raste me virusin britanik në RMV



56 raste me virusin britanik në RMV

18:30 10/02/2021

Njeh rritje numri i rasteve të reja

ISHP-ja në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë periudhës nga 1 deri më 7 Shkurt janë sekuencuar 649 materiale për prani të llojit britanik të koronavirusit në tre laboratorë të vendit. Nga materialet e sekuencuara, 56 rezultojnë pozitiv me virusin britanik.

Siç njoftohet ky lloj virusi është I pranishëm në 8 qytete, kurse më shumë raste janë shënuar në Ohër – 25, në Prilep – 10 dhe Kavadar – 4 raste.

Konform analizave të AMSHA-së, në periudhën e fundit janë detektuar më shumë raste të varijanteve të reja, që paraprakisht nuk kanë qenë të detektuar tek pacientët në vendin tonë, që sipas ISHP-së, flet për transferimin e varianteve të reja të COVID-19 nga vendet e huaja.

Sipas Raportit javor të ISHP-së, për periudhën nga 1 deri më 7 Shkurt, janë shënuar 2.120 raste të reja me COVID-19, në 34 qytete të vendit që gjithashtu shënohet rritje për 4.1% krahasuar me javën paraprake.

Janë regjistruar të sëmurë nga të gjitha grupmoshat. Më shumë të moshës mbi 60 vjeç – 568 apo 26.8%. Grupmosha nga 30 deri 39 vjeç – 422 apo 19.9%, mosha 50 deri 59 vjeç – 381 apo 18%, 40 – 49 vjeç 358 apo 16.9% dhe 20 deri 29 vjeç – 257 apo 12.1%. Numër të vogël të rasteve të reja shënohen tek fëmijët nga 0 deri 9 vjeç – 40 apo 1.9% dhe të moshës 10 deri 19 vjeç – 94 apo 4.4%.

Numri I të shëruarve gjatë kësaj periudhe rritet për 11.6% në krahasim me javën e shkuar. Bëhet fjalë për 3.322 pacientë të shëruar.

Janë shënuar 66 raste të vdekjeve nga 21 qytete, me rritje prej 3.1% nga java paraprake. Sipas moshës, 58 kanë qenë mbi 60 vjeç, 5 të grupmoshës 50 – 59 vjeç dhe nga një të grupmoshave 40-49, 30 – 39 dhe 20 – 29 vjeç.

Tv Klan







Të ngjashme