Një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në një depozitë të madhe uji.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin e Lazaratit në Gjirokastër. Sipas policisë, viktima është A.P. 56 vjeç banues në këtë fshat. Nga ekspertiza paraprake, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

56-vjeçari është futur në një depozitë të madhe uji dhe nuk ka mundur dot të dalë, e për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al