56-vjeçarja që bën seksin më të mirë të jetës së saj me të riun biznesmen, i jep një mesazh grave



56-vjeçarja që bën seksin më të mirë të jetës së saj me të riun biznesmen, i jep një mesazh grave

21:14 24/02/2021

Një grua 56-vjeçare ka rrëfyer se ka bërë seksin më të mirë të jetës së saj me një burrë 20 vite më të ri. Instruktorja e yogës Shakti Sundari zbuloi preferencën për djem të ri pasi u nda nga burri i parë. Por jeta e saj seksuale dështoi sërish pasi u martua prapë dhe lindi një fëmijë.

Vetëm kur u takua me biznesmenin 36-vjeçar Rob, marrëdhëniet e saj seksuale pësuan kulmin. Pasi njohu 36-vjeçarin në një event bamirësie në Londër, pasioni i saj iu ndez menjëherë. Tani ajo kryen marrëdhënie me të dashurin 2 ose 3 herë në ditë dhe sigurohet që të zgjasë më shumë se një orë.

Shakti për një media të huaj u shpreh: “Unë isha e virgjër deri në moshën 21 vjeç, u martova kur isha 24 vjeç dhe seksi ishte i mërzitshëm. Mbaj mend se kam menduar që “kjo nuk është gjitha që ekziston”. Pasi mbaroi martesa ime katër vjeçare, takova një të dashur më të ri i cili më bëri të përjetoj marrëdhënie intime mahnitëse. Ai e kuptonte se çfarë i pëlqen një gruaja dhe më bëri të eksploroj shumë gjëra.

Kur isha 35 vjeç, u martova përsëri dhe kemi pasur një jetë të shkëlqyeshme seksuale. Pasi erdhi në jetë fëmija jonë, unë pata marrëdhënie të dhimbshme dhe gjithçka u fik. Martesa jonë përfundoi rreth pesë vjet më vonë. Që atëherë, unë gjithmonë jam tërhequr nga burra të rinj. Ata janë më shumë në përputhje me energjinë dhe qëndrueshmërinë time. Unë kam kaluar në menopauzë, por kjo nuk ka ndikuar aspak në jetën time seksuale.”

Shakti shpreson që ndarja e historisë së saj do t’u tregojë grave të tjera se jeta e tyre seksuale nuk ka pse të humbasë ndonjë shkëndijë.

“Gratë në të pesëdhjetat e tyre nuk duhet të mendojnë se jeta e tyre seksuale ka mbaruar. E imja vazhdon të përmirësohet “, u shpreh ajo. /tvklan.al







Të ngjashme