Rama nxjerr shifrat e kandidateve për zgjedhjet brenda PS

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se janë 561 kandidate për kryetar parti të PS në të 61 bashkitë e vendit.

Mbi 33 përqind i përkasin kandidaturave gra, ndërsa  263 kandidatë në total janë 36-50 vjeç.

Sipas Ramës në këtë garë partiake vetëm 18 kryetare aktuale duan të rikandidojnë. Zgjedhjet në PS u nënshtruan një praktike të re ku të gjithë kandidatet për kryetar partie në të 61 bashkitë u paraqitën platformat e tyre para të deleguarve të PS-së.

Tv Klan