57% e bizneseve gjermane në Shqipëri patën rënie nga pandemia



57% e bizneseve gjermane në Shqipëri patën rënie nga pandemia

20:20 11/02/2021

Anketa e dhomës gjermane: 26% e kompanive shkurtuan vendet e punës

Bizneset e huaja me kapital nga gjermania në Shqipëri janë shprehur se janë ndikuar në aktivitetin e tyre nga pasojat e pandemisë së Covid-19.

20% raportojnë për probleme të mëdha, 48% për situatë të kapërcyeshme dhe 9% për probleme serioze.

Kompanitë anëtare të dhomës gjermane janë shprehur se janë detyruar të shkurtojnë 26% të punëtorëve, një politikë të cilën do ta bëjnë pjesa më e madhe e ndërmarrjeve nëse situata me pandeminë nuk do të ndryshojë.

Firmat janë shprehur se kanë patur rënie të blerjeve dhe porosive, rënie të të ardhurave dhe për 38% të tyre masat mbështetëse të qeverisë nuk ndihmuan aspak.

Pavarësisht situatës së vështirë nga Covid-19, 14% e shoqërive raportojnë rritje të fitimeve vitin e shkuar.

Tv Klan







Të ngjashme