INSTAT: Kanë hyrë rreth 1.7 milionë turistë të huaj, prurjet më të mëdha nga Europa

Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ka ardhur në rritje përgjatë katër muajve të parë të vititi 2023.

Duke tejkalur me rreth 600 mijë turistë të njejtën periudhë të një viti më parë.

INSTAT raporton se në muajin Prill 2023 kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 614 mijë turistë .

Ky numër është rritur me 52,8%, krahasuar me Prill 2022 që ishin rreth 200 mijë turistë më pak.

Gjatë periudhës Janar-Prill 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1 mln 685 mijë turistë,  ky numër është rritur me 57%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT në katër muajit e parë të vitit numri më i lartë i turistëve që kanë hyrë në Shqipëri është nga rajoni i Evropës me 590.603 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore.

Sipas turo-operatorëve, prurjet e turistëve për viti 2023 pritet të kenë një rritje me 35% në krahasim me vitin 2022, duke arritur në mbi 9 milionë, nga 7.5 milionë turistë që ishin një vit më parë.

Klan News