Autori mbyllet në banesë, policia rrethon pallatin

Një 57-vjeçar ka vënë në alarm efektivët e policisë mbrëmjen e kësaj të marte në Skrapar. Bëhet fjalë për një person me iniciale H.H, i cili mësohet se vuan me probleme të shëndetit mendor. Rreth orës 20:40, ai hapi zjarr në lagjen “5 Shtatori” ku jeton, duke qëlluar disa herë në ajër.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në momentin që 57-vjeçari pa punonjësit, qëlloi në drejtim të tyre. Më pas ai u mbyll në banesë.

Në këtë pikë, efektivët e policisë morën masa sigurie duke rrethuar pallatin, dhe duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri më tani ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të RENEA-s./tvklan.al