57-vjeçari kërcënon me çifte dhëndrin e tij

57-vjeçari kërcënon me çifte dhëndrin e tij

10:10 10/12/2017

Policia e Fierit ka  vënë në pranga 57-vjeçarin Rrahman Leka për dhunë në familje dhe kanosje.

Pas një konflikti të çastit me dhëndrin e tij 47-vjeçar me iniciale G.S., ai e kërcënoi atë me çifte dhe më pas qëlloi në ajër.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, dhe arrestuan 57-vjeçarin. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa u sekuestrua edhe arma e gjahut që ishte me leje.

/tvklan.al




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi