Një 57-vjeçar u gjet përtokë në lagjen “5 Shkurti” të Ballshit mbrëmjen e së enjtes. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ngjarja solli reagimin e autoriteteve policore, që këtë të premte njoftuan edhe zbardhjen e saj.

Kështu, hetimet zbuluan se 57-vjeçari me iniciale P. S., ishte dhunuar fizikisht nga 3 persona, si pasojë e një konflikti të çastit. Ata janë F. Z., 42 vjeç; F. A., 53 vjeç dhe F. M., 44 vjeç, të tre banues në Mallakastër, të cilët u arrestuan nga policia.

Sa i përket të lënduarit, policia thotë se ai vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al