Mjekët e familjes: Japim mesatarisht 3 receta në ditë

5700 persona të infektuar me Covid kanë përfituar nga paketat e medikamenteve me rimbursim përgjatë 3 muajve. Paketat janë të ndara për raste të lehta dhe të mesme dhe ju jepen të gjithë personave që dalin Covid pozitiv që paraqiten tek mjeku i familjes.

Xhentiliana Nazaj: Kryesisht dy deri në tre japim receta me rimbursim në ditë, por kjo jo gjithmonë pasi varet nga tamponë pozitivë që rezultojnë. Dihet se si përfitohet rimbursimi. Përfitohet duke u paraqitur, ose duke kontaktuar mjekun e familjes i cili bën stadifikimin, që janë stadi i lehtë dhe mesatar.

Paketa për rastet e lehta përmban vitamino-terapinë dhe për rastet e mesme veç vitaminave përfshihen edhe antibiotiku e holluesi i gjakut dhe kanë hyrë në fuqi në fund të Nëntorit të 2020. Ato kanë një vlerë financiare nga 1700 lekë deri në 11mijë Lekë dhe rimbursohen 100% nga shteti i cili ka venë në dispozicion 1.2 miliardë lekë për pacientët me Covid.

Tv Klan