Një shqiptar është gjetur i vdekur në Kavala të Greqisë ditën e sotme. Viktima është një 58-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Sipas mediave greke, trupi i pajetë u gjet në një zonë rurale nga një bari, i cili më pas njoftoi policinë.

Pas ekspertizës mjeko-ligjore u mësua se shqiptari ka dy plagë në kokë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Nga dëshmitë e banorëve u mësua se shqiptari punonte në zonën ku u gjet i vrarë.

Grupi hetimor është duke investiguar për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e vrasjes.

Hetimet janë fokusuar në pistën e mosmarrëveshjeve financave që mund të kishte shqiptari, apo problemeve personale me persona të tjerë. /tvklan.al