Dyfishim infektimesh me Covid në 24 orë



Dyfishim infektimesh me Covid në 24 orë

17:06 19/01/2021

586 raste të reja nga 2510 testime

Infektimet ditore u dyfishuan në 24 orët e fundit në krahasim me një ditë më parë. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se janë ushtruar 2510 testime nga të cilat 586 persona rezultuan pozitivë me Covid-19, 294 më shumë se një ditë më parë.

Vatra më e nxehtë mbetet Tirana me 188 persona të infektuar, e ndjekur nga Durrësi me 47, Kavaja 30, 27 në Krujë, 22 në Vlorë, 21 në Elbasan, 18 në Shkodër, nga 16 raste në Sarandë, Ura Vajgurore, 15 në Berat.

Covid -19 iu mori jetën edhe 6 qytetarëve të tjerë duke e çuar në 1287 numrin e viktimave në Shqipëri që prej nisjes së pandemisë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 nga Durrësi, 1 nga Fieri, 1 nga Peqini, të moshave 54-88 vjec.

Sipas autoriteteve shëndetësore, situata në spitalet Covid është e qëndrueshme. Trajtim spitalor po marrin 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, ndërsa numri i vatrave aktive në vend është 25,817.

Tv Klan






Të ngjashme