589 studentë kanë aplikuar online për 150 vendet në Policinë e Shtetit

589 studentë kanë aplikuar online për 150 vendet në Policinë e Shtetit

12:27 18/02/2019

589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, nga data 1 deri në 15 Shkurt 2019. Hapi i radhës është përzgjedhja e 150 kandidatëve fitues, që në fund të një programi intensiv do të gradohen “nënkomisar” dhe do të shërbejnë në detyra specifike për hetimin e krimeve.

Gjatë vizitës që pati në Shkodër, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një bashkëbisedim me studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ku sqaroi nismën për të tërhequr në radhët e Policisë së Shtetit, kapacitete njerëzore të pajisura me dije e të specializuara në disa fusha si ekonomi, IT, jurisprudencë etj. Ai u ka bërë thirrje studentëve me profil IT që kjo nismë të bëhet objekt diskutimesh mes tyre dhe madje të trajtohet si mundësi për t’u futur në kurikula.

Do hapim një kurs – që hapet në fakt për herë të parë – ku themi që studentë që kanë mbaruar mirë universitetin në degët: ekonomi, financë, elektronikë, informatikë dhe jurisprudencë, – kemi zgjedhur këto degë, – mund të vijnë, të bashkohen në Akademinë e Sigurisë, e cila është një universitet që ne e kemi sot, të bëjnë një kualifikim 6 muaj, dhe pastaj mund të fillojnë si oficerë të Policisë së Shtetit në sektorin e hetimit të krimit,”

– shpjegoi Lleshaj.

Më tej ai nënvizoi vëmendjen që i është kushtuar specialistëve IT për t’i tërhequr në radhët e policisë. “Pse i kemi marrë informaticienët? Sepse duam të adresojmë një çështje shumë të madhe që ka të bëjë me krimin kibernetik. Dhe na duhen ekspertë për këtë punë, sigurisht duhen këtu, duhen jashtë, duhen kudo. Por do të ishte një fushë shumë e rëndësishme e cila, e para mund të bëhej objekt për diskutimet tuaja, edhe për mësimet këtu, nëpër kurikula që të trajtohet kjo, që është një çështje shumë e madhe. Për interes të Policisë së Shtetit do të ishte shumë e rëndësishme interesi juaj për të menduar në këtë drejtim”,  tha ministri.

Duke folur për rritjen e  kapaciteteve të luftës ndaj krimit kompjuterik, Ministri u shpreh se “

kemi hapur një kurs tani, do të hapim tjetrin në muajin Shtator dhe me radhë me synimin që ta shtojmë sa të jetë e mundur këtë kapacitetin e mbrojtjes kibernetike, i cili duhet të krijohet. Sepse po s’e krijuam sot, nesër do të jetë shumë vonë se krimi do të ketë shkuar në një nivel sofistikimi aq të lartë, saqë ne nuk mund të merremi më me të. Prandaj duhet të merremi sot. Ndaj ju ftoj që të mendoni rreth saj.”

Lleshaj shpjegoi shkurtimisht kriteret e pranimit në kurset e Akademisë për studentët që janë të interesuar. “P

ër fatin tonë të mirë, rezulton që ne kemi gati tre herë më shumë kandidatë sesa vende në dispozicion, ndërkohë që kemi vënë (kriter) notën mesatare mbi 8. Po ashtu kemi venë një kriter shumë të lartë për nivelin e njohjes së gjuhës angleze.”/tvklan.al

 

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT