59 kilogramë kokainë në anijen me qymyr në Portin e Durrësit, asnjë i arrestuar




59 kilogramë kokainë në anijen me qymyr në Portin e Durrësit, asnjë i arrestuar

12:53 21/05/2022

Ka përfunduar kontrolli i anijes me qymyr që u gjet në Portin e Durrësit ku u sekuestruan 59 kilogramë kokainë.

Klan News raporton se nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me këtë ngjarje, ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe u la i lirë.

Anija e ngarkuar kishte ardhur nga Kolumbia, porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri.

Kjo është një metodë e re që përdorin trafikantët për trafik ndërkombëtar kokainë, pasi më herët mënyra më e praktikuar ka qenë përmes ngarkesave me banane./tvklan.al













Të ngjashme