9 viktima nga Covid në 24 orët e fundit



9 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

18:20 28/10/2021

Mbi 2900 jetë të humbura nga nisja e pandemisë

9 persona të tjerë nuk mundën dot të mbijetonin pas infektimit me koronavirus në 24 orët e fundit. 7 prej tyre janë nga Tirana të moshave nga 58 në 86 vjeç. Viktimat e tjera janë nga Pogradeci dhe Fieri.

Shkon kështu në 2902 numri i jetëve të humbura që nga nisja e pandemisë. Kjo e enjte ka shënuar sërish shifra të larta infektimesh. Nga 3664 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 591 qytetarë. Gati gjysma e tyre, 249 raste janë identifikuar në Tiranë e ndjekur nga Berati, Kamza, Durrësi, Fieri dhe Elbasani.

Kjo ka bërë që të rritet numri i të sëmurëve aktive në të gjithë vendin ku numërohen 7528 pacientë. Edhe në spitalet që trajtojnë pacientët me Covid mbetet i lartë numri i të shtruarve.

Aktualisht aty gjenden 160 të sëmurë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. 485 qytetarë u konsideruan të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e tyre në mbi 173 mijë.

Tv Klan








Të ngjashme