597 raste të reja infeksioni me Covid-19 janë shënuar në Greqi gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore greke, 5 nga të infektuarit u zbuluan gjatë kontrolleve në pikat doganore në hyrje të Greqisë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 139.447 persona. 429 prej të infektuarve trajtohen në intubim. Mosha mesatare e tyre është 67 vjeç dhe shumica janë pacientë meshkuj.

Ndërkohë, 43 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në shtetin fqinj si pasojë e sëmundjes së koronavirusit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 4881.

Mosha mesatare e viktimave në këtë shtet është 79 vjeç dhe pothuajse të gjithë vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese. /tvklan.al