Protesta e paralajmëruar e opozitës më datë 6 Dhjetor, të njëjtën ditë kur në Shqipëri mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor, do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë. Lajmin e dha kreu i demokratëve Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët. Për këtë protestë, Sali Berisha tha se ka marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta.

Sali Berisha: Aty ku është në traditën e PD pasi Edi Rama dhe ajo ndërtesë është gjenerator i gjithë këtyre të zezave që përjetojnë shqiptarët. Po punohet për një skenar nga grupe specialistësh. PD është parti e shtetit ligjor, ka njoftuar policinë. Kushtetuta e Shqipërisë dhe Gjykata Kushtetuese kanë vendosur, është krejtësisht i panevojshëm autorizimi i policisë. Ne kemi njoftuar. Cila është përgjigjia? Ajo që dikton Edi Rama, që bëri gjithçka dhe kujtoi se me këtë rast, do shfrytojë samitin për të shtypur liritë dhe të drejtat e popullit opozitar. Ne e parashikuam këtë dhe ndaj thirrëm protestën. Kam marrë mbështetjen e plotë nga Ilir Meta për 6 Dhjetorin./tvklan.al