Angli- Një nënë u bën thirrje të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, pasi ajo kaloi ditë të tmerrshme në spital. Sophie Dale, nga Chesham, Bucks, ka kaluar 6 ditë tmerri në spital duke parë djalin e saj në një gjendje shumë të rëndë shëndetësorë, pasi mund të vdiste nga momenti në moment. Vogëlushi 11 muajsh, Levi ka luftuar gati një javë me vdekjen, pasi ishte prekur nga fruthi.

22-vjeçarja po bën fushatë për prindërit që të mos e neglizhojnë vaksinën kundër fruthit dhe shytave, pas eksperiencës së keqe që kaloi. Levi u prek nga sëmundja një muaj para se ai të shtrohej në spital dhe kishte vetëm disa nga shenjat e para.Sophie, tha se vogëlushi i saj mund të kishte vdekur.

“Fruthi ka kërcënuar seriozisht jetën e djalit tim, i cili mund të kishte vdekur. Duke parë djalin tim në spital, ishte gjëja më e keqe që kisha kaluar në jetën time. Ato 6 ditë kanë qënë të pashpjegueshme, dhe unë dua që prindërit të mos e neglizhojnë vaksinimin”.

Sophie Dale me djalin e saj

Ajo ka thënë se nëse disa prindër mendojnë së fruthi ka vetëm disa puçrra në trup, gabohen.

“Disa njerëz mendojnë se fruthi është vetëm duke pasur disa puçrra dhe ethe, por 1 në 15 fëmijë mund të kalojë komplikacionë shumë serioze, meningjiti, shurdhim, bronkit ose pneumoni. Fytyra e tij ishte e fryrë, trupi i tij ishte gjithë puçrra, ai nuk hante, kishte temperaturën më të lartë që e kisha parë ndonjëherë”.

Vogëlushi ishte në trajtim intensiv për gati një javë dhe pas vaksinimit gjendja e tij shëndetësore u përmirësua.

/tvklan.al