Kreu i Gardës synohet nga 6 persona, mes tyre edhe një grua. Klan News ka zbardhur emrat e kandidatëve të cilët janë Artan Didi, Dritan Osmani, Krenar Carcani, Klajdi Hajredinaj, Ermal Onuzi dhe Jona Lamko.

Ata kanë aplikuar brenda datës 26 qershor kur ishte edhe afati i fundit. Aktualisht kandidatët janë në proces vlerësimi që pritet të përfundojë brenda 45 ditëve.

Komisioni vlerësimit do të rendisë kandidatët në baze të pikësimit dhe do t’ja paraqesë Ministrit të Brendshëm. Posti i kreut të Gardës mbati vakant që pas dorëheqjes së Gramoz Sakos.

Klan News