6 gra kanë kryer të vetme një fluturim në hapësirë pas më shumë se 60 vitesh. Në bordin e anijes kozmike “Blu Origin” të kompanisë së miliarderit Jeff Bezos, njeriut të dytë më të pasur në botë ishte partnerja e tij, gazetarja Lauren Sanchez si dhe këngëtarja e muzikës pop, Katy Perry. Të tjerat ishin spikerja e lajmeve të CBS Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA Aisha Bowe, aktivistja Kerianne Flynn dhe astro-fizikantja Amanda Nguyen.
Nisja u krye probleme nga baza e kompanisë së Bezos në Texas. Fluturimi zgjati vetëm 11 minuta dhe kapsula arriti deri në kufirin e atmosferës duke bërë që për pak çaste anetaret në bord të ndienin edhe mungesën e gravitetit në rreth 100 kilometra lartësi.
Pas uljes ishte vetë Bezos që hapi derën e kapsulës për partenren e tij. Ndërsa Perry puthi tokën.
Ato e përshkruan këtë si një eksperiencë të jashtëzakonshme. Vetëm për të prenotuar një fluturim me “Blue Origin” kërkohen 150 mijë dollarë ndërsa kompania zbuloi se oferta më e lartë që kishte marrë ishte 28 milionë dollarë.
Tv Klan