Policia e Fierit ka arrestuar 2 të rinj, të dyshuar si autorë të vjedhjes së 6 automjeteve tip “Benz” nga Janari në muajin Prill të këtij viti.

Fillimisht, 28-vjeçari A.N. u arrestua gjatë orëve të natës në vendin e quajtur “Zogu i Zi”, për “përkrahje të autorit të krimit”.  Në automjetin e tij tip “Volkswagen” ai po transportonte 30-vjeçarin A.H., i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për kultivim dhe trafikim droge.

Por pas arrestimit të dy të rinjve, u bë edhe dokumentimi i 6 vjedhjeve në qytetin e Fierit. A.H. dhe A.N. , të dy banues në Vlorë, akuzohen se janë autorë të vjedhjes së 6 automjeteve tip “Benz” në periudhën Janar-Prill 2019. /tvklan.al