Do të monitorohen 92 KZAZ dhe 5199 qendra votimi

Afro 6 mijë efektivë policie do të jënë në gatishmëri për zgjedhjet e së dielës në Shqipëri. Në një intervistë për Tv Klan, drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili tha se janë 92 qendra të numërimit të votave dhe 5199 qendra votimi të cilat do të monitorohen nga policia.

“KQZ ka dërguar tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë se KZAZ e vendnumërimit të votave janë 92 të tilla dhe QV janë 5199. Ne kemi hartuar një listë të plotë të pjesëmarrjes së punonjesve të policisë të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje dhe këta janë 5927 punonjës policie”.

Që prej të shtunës e në vazhdim policia e Shtetit do të rrisë shkallën e gatishmërisë.

“Qendra të tilla zgjedhore shkolla apo qendra të tilla të mëdha ku janë stacionuar disa qendra votimi do shikohet mundësia që në 6 QV të ketë 6 punonjës policie por të ketë 3-4 policë. Të shtunën dhe te dielën do ketë një rritje të shkallës së gatishmërisë nepër komisariate dhe drejtoritë e policisë”.

Janë plotë 3.588.869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote për zgjedhjet e 25 Prillit.

Tv Klan