Kreu i KE: Deri në fund të vitit do të kemi regjistruar dy vaksina

Evropa ka përjetuar gjashtë muajt më të vështirë, sipas një vlerësimi të bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Hans Kluge, drejtori i OBSH-së në Evropë, ka deklaruar se kontinenti ka regjistruar më shumë se 29,000 vdekje nga COVID-19 javën e kaluar.

Megjithatë, masat që kanë ndërmarrë shumë vende në evropiane siç është edhe izolimi i pjesshëm katër javor që po aplikohet ka sjellë një rënie të lehtë të infeksioneve. Shumica e vendeve evropiane rivendosën kufizime të forta për të ndaluar përhapjen e sëmundjes si pasojë e valës së dytë të pandemisë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është shprehur se BE do të mund të miratojë dy vaksina deri në fund të vitit. Një pjesë e madhe e këtyre infeksioneve dhe vdekjeve janë regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar, Rusi, Francë, Spanjë, Itali dhe Gjermani. Anglia ka numrin më të lartë të vdekjeve gati 53,8 mijë ndërsa Franca ka numrin më të lartë të rasteve rreth  2.1 milionë.

Hans theksoi se Evropa përbënte 28% të rasteve globale dhe 26% të vdekjeve. Kluge në një konferencë për shtyp në Kopenhagen shprehu shqetësim për situatën në Zvicër dhe Francë, ku shumë shpejt sistemi shëndetësor mund të kalojë në kolaps për shkak se repartet e kujdesit intensiv janë të tejmbushur.

Zhvillimi i vaksinave, të cilat trajnojnë sistemin imunitar për të luftuar virusin, kanë rritur shpresat për të vënë nën kontroll pandeminë. Katër vaksina – Oxford, Pfizer-BioNTech, Sputnik dhe Moderna  kanë raportuar të dhëna të mira paraprake.

Drejtori i OBSH-së u shpreh se përparimi i fundit në vaksinat ishte premtues, por kjo ende do të dojë shumë kohë për të kuptuar efektivitetin e tyre tek njerëzit.

Franca aktualisht është në bllokimin e saj të dytë kombëtar, ku njerëzit lejohen të largohen vetëm nga shtëpia për të shkuar në punë ose shkollë, për të blerë mallra të domosdoshëm, për të kërkuar ndihmë mjekësore ose për të ushtruar një orë në ditë.  Në Itali, ku vdekjet e lidhura me COVID tashmë janë dyfishuar në nëntor krahasuar me tetorin, Kryeministri Giuseppe Conte paralajmëroi se Krishtlindjet do të dukeshin shumë ndryshe këtë vit.

Ekspertët kanë deklaruar se ankthi dhe pasiguria e shkaktuar nga pandemia po ndikojnë në shëndetin mendor të popullsisë.

Klan Plus