80 kg kanabis janë kapur nga Policia në Tamarë të Malësisë së Madhe. Në prangat e policisë kanë rënë 6 persona. Ata janë Kristian Butaj, Gjeto Pepaj, Pllum Murçaj, Lazer Murçaj, Lavdrim Nikaj dhe Ndue Milaj.

Të gjashtë këta persona u arrestuan në afërsi të një pike kufitare kur po tentonin që drogën ta çonin drejt Malit të Zi. Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve në rrugë operative dhe një hetimi disa mujor përmes metodave speciale.

/abcnews.al