6 orë fluturim në këmbë, habit pasagjeri

6 orë fluturim në këmbë, habit pasagjeri

22:00 06/09/2019

Romanca dhe dashuria të bëjnë të veprosh në mënyra nga më të habitshmet, si në rastin e këtij çifti. Për 6 orë me radhë, ky burrë qëndroi në këmbë në avion, në mënyrë që bashkëshortja të bënte një gjumë sa më të mirë, me sa më shumë hapësirë.

Fotografia u kap në një pasagjere që ndodhej në avion, e cila e postoi imazhin në Twitter. Megjithatë, jo të gjithë ishin dakord me veprimin e personit në fjalë, për të qëndruar në këmbë.

Nëse kjo është dashuri, preferoj të qëndroj vetëm“, komentoi një përdorues.

“Kjo nuk është dashuri, bashkëshortja e tij është egoiste, ndërsa ai i dobët”, shkruajti një tjetër.

Por dikush sugjeroi se ndoshta fotografia fshihte një tjetër histori nga pas.

“Ndoshta zonja në foto nuk ndihej mirë dhe kishte nevojë për pushim?”.

Sido të jetë, pjesa më e madhe ranë dakord se sado e madhe të jetë dashuria, të qëndruarit 6 orë në këmbë nuk është diçka e lehtë për t’u bërë./tvklan.al

Të ngjashme