Gjashtë pacientë kanë lënë Spitalin Infektiv këtë të premte. Lajmin e konfirmoi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërkohë numri i të shëruarve nga COVID-19 ka shkuar në 31.

“Lajm i mirë. Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të #shëruar nga COVID-19. Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë. Forca ekipit të mjekëve të Infektivit”, shkruan ministrja.

Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

Tashmë numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv është 72. Atyre i është shtuar edhe deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi.

Deputeti bëri publike gjatë ditës së sotme se ishte infektuar me koronavirus sëbashku me bashkëshorten. Ai rezultoi pozitiv pas një testi që e ka kryer 3 ditë më parë./tvklan.al