6 persona grabitën me dhunë në një shtëpi, 4 prej tyre…

Foto ilustrim

6 persona grabitën me dhunë në një shtëpi, 4 prej tyre…

09:05 25/02/2020

Orët e vona të 22 Shkurtit, disa persona u futën në një shtëpi në fshatin në fshatin Cernem të Maqellarës dhe morën me dhunë sende me vlerë. Mëngjesin e kësaj të marte, në një njoftim për mediat policia bëri të ditur arrestimin e 4 personave si autorë të dyshuar të ngjarjes. Në kërkim u shpallën 2 të tjerë.  

“Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, grumbullimit të provave ligjore në vendngjarje, kontrolleve të shumta dhe informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të operacionit policor i koduar “Maqellara”, u bë e mundur që në një hark kohor të shkurtër, të zbardhej ngjarja dhe të viheshin në pranga 4 shtetas të dyshuar si autorë të kësaj ngjarjeje, konkretisht: A. V., 23 vjeç, S. C., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç dhe Z. E., 25 vjeç, banues në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër. Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve  K. B., 35 vjeç dhe A. G., 30 vjeç, bashkëpunëtorë në vjedhjen me dhunë. Si rezultat i veprimeve profesionale është bërë e mundur gjetja e disa provave materiale të vjedhura në banesën e shtetasit R. D., të fshehura në banesën e autorit të dyshuar S. C“, thuhet në njoftimin e policisë./tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo