Gjithmonë sezoni i vjeshtës sjell risi fantastike sa i përket produkteve të bukurisë. Pasi pavarësisht uljeve të temperaturave, një femër meriton përherë të jetë po aq e “hot” sa vera… Duke nisur me kremrat hidratues për lëkurat e acaruara e deri tek maskat e fytyrës për një ditë relaksie dhe dashurie ndaj vetvetes, ja cilat janë produktet që nuk duhet të mungojnë në vjeshtë.

Beauty Colour Kit One 19/99: Kushton 79 dollarë dhe është një markë kanadeze e cila ofron lapsat “Precision Colour”, që përdoret për buzët, sytë dhe faqet. Barna, në ngjyrë çokollatë, Lustro, në ngjyrë shampanje si dhe Voros që vjen në të kuqe gjallëruese. Bashkangjitur këtij seti vjen edhe një furçë make up që t’i shpërhapni më mirë.

Serumi i natës së L’Oreal: Padyshim që marka L’Oreal është mjaft e dashur për këdo që adhuron kremrat. Dhe këtë sezon ka pasuruar produktet e saj me retinol, një derivat i fuqishëm i vitaminës A, i cili rrit sasinë e kolagjenit dhe ndihmon lëkurën të rigjenerohet duke parandaluar rrudhat. Kështu serumi i natës së L’Oreal, i quajtur Revitalift LZR 0.3% Pure Retinol Night Serum, aplikohet përpara gjumit dhe përmban glicerinë si dhe vajra që bëjnë lëkurën t’i ikin rrudhat e thella pasi depërton shumë kollaj nën të.

Pjastra e flokëve L’Oreal: Për flokë të shndritshëm, të drejtë dhe plot volum, asnjë produkt nuk e mund pjastrën e flokëve të L’Oreal e cila është krijuar të shkaktojë 78% më pak dëm krahasuar me një pjastër normale. Por në rast se ju ka marrë malli për kaçurrela, pak përdredhje të pajisjes dhe do të keni rezultatin që dëshironi.

Kremi i firmës Céla: Duke qenë se duart tona janë ashpërsuar për shkak të alkool dhe larjes nga frika e virusit, një krem hidratues duarsh është i domosdoshëm për këtë sezon. Céla është një firmë kanadeze që njihet për produktet e saj me bazë bimore dhe kremi i ri violet nuk zhgënjen. Një ndërthurje mes lules së livandës dhe bullgurit kolodial, ndihmon në rikuperimin e lëkurës së thatë dhe i jep aromë fantastike asaj. Plus vjen në sasinë e një kremi trupi.

Maska pastruese S’Aimme: Kompania kanadeze me bazë në Kebek ka kriuar maskën pastruese të hidratimit S’aimme. Formula e saj është e pasur me vaj kërpi i cili pastron make up, hidraton lëkurën dhe duhet mbajtur në fytyrë për 15-20 minuta pasi shërben si maskë.

Fashat e fytyrës Peace Out: Aknet janë një problem për çdo femër kohët e fundit. Dhe futja në treg e fashave të fytyrës që trajtojnë aknet kanë ndryshuar totalisht pikëpamjen sa i përket këtyre të fundit. I tillë produkt thith lëngjet që dalin nga puçrrat dhe i shëron ato gjithashtu duke parandaluar bakteret të depërtojnë pasi krijon një membranë mbrojtëse. Si dhe nuk lë shenja. Përmbajnë vitaminë A, Aloe Vera dhe acid salicilik./tvklan.al