Çdo vit rritet numri i të huajve që zgjedhin të jetojnë në kryeqytet. Gjashtë qytetarë betohen për marrjen e shtetësisë shqiptare në Bashkinë e Tiranës. Gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Shqipëria dhe Tirana po jetojnë ditët e tyre më të mira.

“Sot ju bëheni pjesë e asaj që ne e quajmë ‘skuadra e Shqipërisë’, e një Shqipërie moderne, e cila është sot në ditët e saj më të mira. Është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur kaq shumë turizëm, është e vetmja herë që Shqipëria ka pasur këtë reputacion në botë, që ka drejtuar OSBE-në dhe Këshillin e Sigurimit. Është e vetmja herë që Tirana ka qenë ‘Kryeqyteti Europian i Rinisë’, ‘Kryeqyteti Europian i Sportit’ dhe për pak ditë, në 2025 merr titullin ‘Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut”.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, kjo tregon se kur shqiptarët bëhen bashkë, arrihen rezultate të mëdha.

“Kjo do të thotë se kur ne shqiptarët bëhemi bashkë, mund të bëjmë punë të mrekullueshme. Kur ne merremi tërë kohën me njëri-tjetrin, duke i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, atëherë humbasim kohë shumë të çmuar”.

Ata që marrin pasaportën shqiptare, tha veliaj, do të bëhen edhe pjesë e punëve të qytetit.

Tv Klan